Kombëtarja kthehet n’atdhe. Ky asht kalendari i festimeve!

Futbollistët e ekipit kombëtar kanë me mbërri sot në mesditë në Tiranë, mbas mbylljes së avanturës në Kampionatin Europian të Futbollit.

Me këtë rast në kryeqytet do të organizohen disa aktivitete, tue nis nga pritja n’aeroport n’orën 15:30, ku do të ketë edhe nji ceremoni mirëseardhje.

Mandej, autobusi i Kombëtares ka me udhëtue drejt Tiranës.

Ndalesa e parë në kryeqytet për djemtë e Kombëtares ka me qene Bashkia e Tiranës, ku ka me u zhvillue ceremonia e dhanies së çelësit të qytetit.

Pastaj lojtarët kane me qene në Ministrinë e Jashtme për me i plotësue procedurat për marjen e pasaportave diplomatike, të premtueme nga kryeministri Rama mbas fitores ndaj Rumanisë.

Vetë Rama ka me pritë ekipin në qendrën COD të selisë së qeverisë, përpara se lojtarët të shkojnë në “Fan Zone”, në sheshin “Nana Tereza”, ku ka me qene edhe stacioni i fundit i ceremonialit për Kombëtaren.