Komplimenti i UEFA: Shqiptarët, çfarë tifozerie!

Mbas ndeshjes së shumëpritun, Kombëtarja e Shqipnisë u mund nga Zvicra në nji ndeshje, ku vetëm rezultati nuk ishte i drejtë.

Lojtarët e Shqipnisë u mbështetën tanë kohën nga tifozeria shqiptare, që e kishte fitue ndeshjen e saj karshi asaj zvicrane.

Në fishkëllimen e fundit të referit kryesor, kuqezijtë e Shqipnisë u drejtuen nga tifozeria, ku duartrokitjet ishin ata që mbizotëruen tue i dhanë zemër për dy ndeshjet e ardhshme.

UEFA komplimenton tifozët shqiptarë për karakterin që kallxuen gjatë tanë ndeshjes.

“Ata nuk pushuen në asnji moment. Madje dhe në pësimin e gollit ata brohorisnin për me i dhanë zemër djemve të tyne. Kjo asht për me i përgëzue”.