Konferenca e trajnerit të Kosovës para lojës me Kroacinë: Kemi me sulmue Kroacinë

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki ka folë në konferencen e fundit para ndeshjes me Kroacinë.

Bunjaki ka me pasë probleme me lëndimet, megjithatë simbas tij ka lojtarë klasikë që mund të zavendësojnë lojtarët e lënduem. Gjithashtu, ai paralajmëron Kroacinë se nëse ka me ju dhanë rasti ka me sulmue.

“Shpresoj që kemi me ju kënaqë me lojë dhe atmosferë. E kam nji thanie të Nanës Terezë: Na nuk mund të bajmë gjana të mëdha, mirëpo mund të bajmë gjana të vogla me dashni të madhe”.

“Nëse bajmë gjana të vogla me dashni të madhe, atëherë jam i bindun se kjo kombëtare e Kosovës të arrijë gjana të mëdha”.

“Kemi disa lojtarë që mund të bajmë zgjedhje për të mbulue lëndimet. Kroacia asht e fuqishme, megjithatë kur neve të na jepet mundësia për të sulmue kemi me ba atë në mënyrën ma të mirë”, ka thanë Bunjaki.