Konfirmon UEFA, qe për sa kohë pezullohet Galatasaray nga garat europiane

Galatasaray asht pezullue nga garat europiane për dy vjet, për shkak të shkeljes së rregullave financiare për lojë të ndershme, ka konfirmue UEFA.
Federata Europiane e Futbollit ka thane qysh në Kallnor se ekipi turk i ka shkelë rregullat dhe ndalesa ka hy në fuqi prej sot.
Ekipi nga Stambolli aktualisht asht në vendin e pestë në Super-Ligën e Turqisë.
Zyrtari i Galatasaray’t Iskender Baydar, tha se klubi ka me “shqyrtue tekstin e vendimit” dhe se ka me lëshue nji deklaratë ma vonë.