Konyaspor, golli i Mehës ma i bukuri i sezonit

Golli i shënuem nga Alban Meha në muejin Gusht kundër gjigandëve të Galatasaray asht votue si ma i bukuri i sezonit për ekipin e Konyaspor.

Siç e ban të ditun vetë mesfushori shqiptar në rrjetin social, Facebook, ekipi që në fund të sezonit u rendit në vendin e tretë të klasifikimit, e ka votue si realizimin ma të bukur të sezonit.

Me nji goditje denimi nga rreth 25 metra, Alban Meha arriti me shenue nji goll spektakolar për ekipin e Konyaspor në stadiumin “Torku Arena” tue barazue përkohësisht rezulltatin.