Kopja e Ibrahimovic futet në fushë për me përqafue ‘idhullin’ e tij

Nji tifoz i zjarrtë i “djajve të kuq” asht futë në fushë me dëshirën për të përqafue idhullin e tij Zlatan Ibrahimovic gjatë ndeshjes Manchester United-Leicester.

Në fakt, tifozi Marco Cagia, nji 25 vjeçar nga Barletta, ishte vetë kopja e sulmuesit të Manchester United.

Por, pamvarësisht dëshirës së tij të madhe, tifozi ka mujt me marr thjesht nji buzëqeshje nga Ibrahimovic dhe t’i vendos atij dorën në qafë para se të largohej nga rojet e sigurisë.