Kosova e ‘harroi’, ai po shkëlqen me Malin e Zi

Derisa Kosova ka probleme serioze me sulmin që ka shënue veç nji goll në tre ndeshje, sulmuesi i injoruem nga Kosova e që mbronë tash ngjyrat e Malit të Zi, vazhdon me shkëlqye.

Asht fjala për Fatos Beqirajn, i cili të Martën realizoi dhe i siguroi fitoren malazezëve kundër Danimarkës, tue e ngritë në pozitën e parë të Grupit E, shtetin fqij.

Beqiraj shënoi goll edhe në përballjen e Malit të Zi kundër Kazakistanit.

Tash bilanci i sulmuesit 28 vjeçar asht: dy ndeshje, dy golla. Derisa Kosova ka shënue vetëm nji goll në tre ndeshje, dhe për ironi edhe ai goll u realizue nga pika e bardhë nga nji mesfushor.