Kosova, forcë dominuese në Lojnat Olimpike

Shtetet e Bashkueme të Amerikës dhe Kina munden me qenë forcë dominuese në tabelën e medaljeve olimpike, por harta për medalje olimpike për krye banori shfaq nji tjetër tregim.

Shtetet si Kosova, Zelanda e Re, Mongolia dhe Australia janë forcë dominuese kur medaljet e fitueme maten për nga numri i banorëve, raporton medalspercapita.com.

Kosova asht në krye të listës, mbasi ylli Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë të artë olimpike në xhudo.

Kosova, e cila shpalli pamvarësinë në vitin 2008, ka 1.8 milion banorë dhe kjo i bjen, nji medalje për këta 1.8 milionë banorë.

Sllovenia me nji medalje dhe Zelanda e Re me dy medalje, pozicionohen në vendin dy dhe tre.

Australia asht e gjashta në tabelë me tetë medalje. Kjo do me thanë se ky shtet ka fitue nji medalje për çdo 2,972,646 australianë.

Fuqitë botnore si SHBA’të dhe Kina janë në fund të kësaj liste. Amerika ka 324 milionë banorë dhe kjo do me thanë nji medalje për çdo 15,305,658 amerikanë.

Kina numëron 1.3 miliard banorë, që i bjen nji medalje për çdo 91,414,666 njerëz.