Kosova kryen stërvitjen e fundit në Antalya para lojës me Turqinë (foto)

Sot mbasdite në stadiumin “Antalya Arena” ku ka me u luejt deshja e nesërme kundër Turqisë, Përfaqësuesja e Kosovës mbajti seancën e fundit stërvitore e ku ishin të pranishëm edhe nji grup i tifozëve “Dardanët”.

Simbas njoftimit për media ata kanë brohoritë emnin e kryetarit të FFFK-së, Fadil Vokrri dhe “duem fitore” e “lueni për neve”.

Ky ishte testi i fundit prgaditor para ndeshjes, ku janë zhvillue të gjitha taktikat e mundshme kundër ekipit të Turqisë.

Atmosfera në përfaqësuese asht mjaft e mirë dhe pritet nji ndeshje e fortë me përkrahjen edhe të adhuruesve Dardanët si dhe shumë shikues që kanë ardhë sot në numër të konsiderueshëm, nga Kosova, thuhet në njoftim.

auto_201611111827021461478885637 auto_201611111827347821478885635