Kosova kundër Kroacisë, me dy lojtarë të ri

Kosova pritet të ketë gati edhe dy lojtarë të ri kundër Kroacisë.
Kosova ndeshjen e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ ka me zhvillue me 6 Tetor kundër Kroacisë në Shkodër.

Për këtë ndeshje përzgjedhësi Albert Bunjaki pritet me llogaritë edhe në dy lojtarët e ri, bahet fjalë për portierin Adis Nurkoic dhe yllin e Hereenvenit, Arbër Zeneli.

“Arbër Zeneli dhe Adis Nurkovic pritet qe gjatë kësaj jave me marrin lejen e FIFA’s dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Kroacisë”, tha menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.