Kosova kundër Kroacisë, për me vazhdue andrrën

Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Botnorin 2018 që mbahet në Rusi.

Mbas barazimit historik te arritun ne Finlande 1-1, Kosova synon me vazhdue andrrën në ndeshjen kundër kroatëve, të vetdijshëm se përballë gjendet nji nga ekipet ma të fuqishme europiane, shkruen Rrokum.TV.

Në Loro Boriçi të Shkodrës priten me vërshue tifozët kosovarë, tashma të njohun me emnin “Dardanët”, e në mesin e tyne nuk kanë me mungue as ftyra të njohuna politike e nga arti.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka publikue në Facebookun e tij se ka shkue me kqyrë Kosovën në Shkodër tue shkrue “Forca Kosova”, shkruen Rrokum.TV.

kada-780x439

Aktorë të njohun kosovarë janë bashkue për të përkrahë përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen kundër Kroacisë. Në mesin e tyne janë aktorët: Fatmir Spahiu, Vedat Bajrami, Osman Azemi, Mensur Safçiu, Astrit Kabashi dhe shumë të tjerë, të cilët kanë formue edhe grupin e quejtun “Bordi i Bordeve”.

screenshot-44

Në lojën kundër Kroacisë, trajneri Albert Bunjaki pritet me startue me këtë formacion:
Në portë Samir Ujkani, kurse katërshen e mbrojtjes priten me kompletue Perdedaj, Rrahmani, Pnishi, Paqarada.
Në mesfushë priten me u rreshtue Kryeziu si mesfushor defansiv dhe Rashica, Valon Berisha, Celina e Berisha si ma të avancuem, derisa sulmin e ka përsipër Bunjaku i vetëm.

Në konferencë për shtyp trajneri kosovar ka zgjidhë nji thanie të Nanës Tereze tue thanë se “Na nuk mund të bajmë gjana të mëdha, mirëpo mund të bajmë gjana të vogla me dashni të madhe”./Rrokum.TV