Kosova kundër Turqisë me tre emna të ri

Tre emna të ri pritet me ju bashkue Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e ardhshme.

Sulmuesi i Melbourne Victory, Besart Berisha ka me ju bashkue Kosovës dhe ka me qenë i gatshëm për ndeshjen kundër Turqisë.

Mbrojtësi i Kasimpasas, Loret Sadiku gjithashtu raportohet se ka me ju bashkue Kosovës për ndeshjen kundër Turqisë.

Emni i fundit që ka me luejt për Kosovën në ndeshjen e ardhshme, asht edhe mbrojtësi i djathtë i Ingolstadt, Florent Hadergjonaj.