Kosova, lajme jo të mira para ndeshjes me Kroacinë

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka me qenë e kompletueme për ndeshjet me Kroacinë dhe Ukrainën, që luhen muejin e ardhshëm.

Ekipi i Albert Bunjakit ka me qenë i hendikepuem pa tre futbollistë për duelin e 6 Tetorit, i cili zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Lajmin e ka ba të ditun për “Zërin” përzgjedhësi i Përfaqësueses, Albert Bunjaki, i cili megjithatë po mundohet që mungesën e këtyne futbollistëve ta plotësojë me alternativat që ka në dispozicion.

“Ndaj Kroacisë ka me na mungue Erton Fejzullahu, Loret Sadiku dhe Ilir Berisha”, ka thanë trajneri kosovar.

Ndër të tjera, ai e ka dhanë nji lajm të mirë. “Besoj se Enis Alushi mundet me qenë në dispozicion për ndeshjet me kroatët dhe ukrainasit”, ka nënvizue trajneri kosovar.