Kosova me ndryshime, ky asht formacioni zyrtar!

Ka ndryshime në formacionin e paralajmëruem gjatë ditës së djeshme.

Kosova ka me u përballë me Turqinë me fillim nga ora 18:00.

Por edhe pse ende nuk janë publikue formacionet zyrtare të kësaj sfide, Telegrafi ka marrë vesh nga burimet e saja mbrenda Përfaqësueses së Kosovës.

Ndryshimi i vetëm në formacion asht se në vend të Leart Paqaradës ka me startue anëtari i skuadrës zvicerane, Luassane, Benjamin Kololli.

Ndërkohë përpos Kolollit në mbrojtje asht edhe Fanol Përdedaj, Amir Rrahmani e Albani Pnishi.

Mesfusha asht me regjisorin Herolind Shala e Enis Alushi si defensivë, ndërsa Rashica, Valon Berisha dhe Arber Zeneli mbrapa sulmuesit Vedat Muriqi.