Kosova merr pikë kundër Turqisë

Kosova ka ndalë Turqinë me rezultat 24:24 në ndeshjen e dytë të Grupit B kualifikues për Euro 2020 në hendboll.

Pak ditë mbasi pësoi në Turqi, Kosova arriti me u mbajt si vendas dhe siguroi nji pikë të madhe në rrugën drejt kualifikimit.

Në fazën e parë të grupeve, Turqia prinë në Grupin B me tri pikë, ndërsa Kosova ka nji. Estonia s’ka pikë.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luen në Kallnor me Estoninë.