Kosova merr pjesë në Kampionatin Botnor të ping-pongut

Në Kuala Lumpur të Malajzisë, prej dates 28 Fror e deri me 6 Mars 2016, mbahet  Kampionati Botnor Ekipor ne ping-pong (Perfect 2016 World Table Tennis Championships). Ka me qene Kampionati Botnor me ma se shumti shtete pjesëmarrëse ne historinë e ITTF.

Njiqind e njizet shtete kane me garue ne dy komplekse sportive, Malawati Stadium dhe Ideal Convention Centr.

Nder shtet pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe të sportit të ping-pongut asht edhe Kosova, e cila vjen me te dy seleksionet e veta ma te mira ne konkurrencën e Femnave dhe te Mashkujve.

Kombëtarja Kosovare në konkurrencën e Femnave e udhehiqet nga Besire Domaniku dhe ka ne ekip Vlona Malokun, Iliriana Halitin dhe Era Janjevan. Ne fazën e pare te kampionatit kane me garue ne Divizionin e 4’te, në grupin “M”, bashke me Indonezinë, Moldavinë, Maritusin dhe Libanin.

Ne konkurrencën e Mashkujve, Kosovën në këtë Botnor kane me përfaqësue Linor Çitaku, Baton Çitaku dhe Ylli Prestreshi, te udhëhequn nga përzgjedhësi Besart Domaniku. Mashkujt kane me garue ne Divizionin e 4’të, në grupin “N”,  bashke me Togon, Maritusin dhe Emiratet e Bashkueme Arabe.

Ne këtë Kampionat Botnor për me nda drejtësinë, nga organizatori janë përzgjedh edhe gjyqtarët ma të mire kosovar Abedin Bahtiri dhe Jeton Beqiri, që asht edhe njani  ndër 5 gjyqtarët ma të mirë në botë.