Kosova mëson kundërshtarët për Botnorin 2018 në volejboll

Kosova ka përfundue në Grupin D së bashku me Rusinë, Estoninë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Hungarinë.

Përfaqësuesja e Kosovës ka me qenë në nji grup me Rusinë në kualifikimet për “Kampionatin Botnor 2018” në volejboll.

Në shortin e hedhun të Mërkurën, Kosova ka përfundue në Grupin D së bashku me Rusinë, Estoninë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Hungarinë, ndërsa ndeshjet kualifikuese zhvillohen në Estoni, nga 23 deri më 28 Maj 2017.

Edhe Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll (femnat), i ka mësue sot kundërshtarët e kualifikimeve për Botnorin 2018.

Në fakt, çikat kosovare kanë me qenë pjesë e Grupit C, së bashku me Bullgarinë, Turqinë, Rumaninë, Zvicrën dhe Malin e Zi.