Kosova mundet me u denue nga FIFA

Federata e Futbollit të Kosovës ka pranue këtë të Hanë nji letër nga FIFA, e cila nuk përmban lajm të mirë, njofton Klan Kosova.

Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu e ka konfirmue hapjen e procedurave disiplinore kundër FFK, për ndeshjen me Kroacinë që u zhvillue në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Krejt kjo thuhet në letrën e dërgueme për incidentet që janë ba në organizmin e kësaj ndeshje.

E denimi sillet me qenë nga 30 mijë në 40 mijë franga zvicrane, ndërsa shtoi se fillimisht duhet pritë vendimi i komisionit disiplinor të FIFA.