Kosova ndeshjen me Kroacinë nuk ka me luejtë në “Loro Boriçi”, por në këtë stadium?

Kosova ndeshjen e parë zyrtare të saj të vlefshme për kampionatin Botnor “Rusi 2018”, përballë Kroacisë nuk ka me luejtë në “Loro Boriçi” të Shkodrës, por në Prishtinë.

Ka qenë zv.ministri i kulturës Kujtim Shala, i cili ka theksue se, me 6 Tetor, Kosovë-Kroaci mundet me u luejtë në stadiumin e Prishtinës.

“Ndeshja e parë e Kosovës (si vendase) ka me qenë me 6 Tetor me Kroacinë. UEFA i ka dërgue Kosovës nji letër me ndërhymjet që duhet me u ba në stadiumin “Adem Jashari” në Prishtinë. Qeveria e Kosovës e ka miratue buxhetin që Ministrisë së Kulturës i duhet për me rinovue stadiumin, dhe nëse këta dy muej arrihet me u krye puna, ndeshja mundet me u luejtë në Kosovë”, ka deklarue Shala.

Puna në Stadiumin e Prishtinës, ka thanë Shala, ka me u ba në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, 75% Qeveria dhe 25% Komuna.