Kosova në grup të vështirë në Kampionatin Europian!

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës ka mësue kundërshtarët për Kampionatin Europian, në konkurrencën e femnave.

Shorti i tërhequn në Nyon të Zvicrës ka përcaktue që Kosova U-19, në konkurrencën e femnave, të jetë pjesë e Grupi 1.

Në këtë grup, përveç Kosovës, kanë me qenë edhe: Gjermania, Islanda dhe Mali i Zi.

Në short ka qenë e pranishme edhe përzgjedhësja e Kosovës, Afërditë Fazlija, me bashkëpunëtorë.