Kosova në nji grup me Kroacinë? UEFA ka me ngrit komision t’veçantë

Komiteti Ekzekutiv i Unionit Europian të Federatave të Futbollit (UEFA) ka vendos sot që me ngrit nji komision t’veçantë për me zgjidh çashtjen e pjesëmarrjes së Kosovës dhe Gjibraltarit në kualifikimet e Botnorit “Rusi 2018”.

Lajmi asht ba i ditun nga zv.presidenti i UEFA-s, Grigoriy Surkis, teksa ka fol gjatë ditës së sotme për mediumin rus “TASS”.

Kosova pritet me u vendos në njanin prej grupeve H ose I të kualifikimeve të zonës së Europës, mbasi këto dy grupe janë të vetmet me nga 5 ekipe pjesëmarrëse, ndërkohë që të gjithë të tjerët kanë nga 6.

Por, tue qenë se vendet pjesëmarrëse në grupin H, pikënisht Bosnja-Hercegovina, Greqia dhe Qipro, ende nuk e kanë njoftë Kosovën si shtet t’pamvarun, pritet që Kombëtarja kosovare e futbollit me qenë në grupin I, aty ku gjendet edhe Kroacia.