Kosova në pritje të sulmuesit të njohun, FIFA e ka fjalën e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon t’i mbajë sytë nga FIFA, në pritje të përgjigjes për sulmuesin Besart Berisha.

FFK ende nuk ka marrë nji përgjigje nga institucioni ma i naltë i futbollit botnor, për lejimin e sulmuesit 31 vjeçar që të paraqitet për Përfaqësuesen e Kosovës.

Berisha asht në mesin e atyne futbollistëve që i asht përgjigjë thirrjes publike të FFK’s, për të mbrojtë ngjyrat e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

besart berisha

Te Përfaqësuesja e Kosovës, janë optimistë se kjo përgjigje ka me ardhë deri në muejin Nandor, para ndeshjes së radhës kualifikuese me Turqinë.

“Për Besartin ende s’e kemi marrë përgjigjen e FIFA’s, të cilën po e presim së shpejti. Asht e sigurt që ka me ardhë deri në Nandor”, deklaroi menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala për lajmi.net.