“Kosova nuk i prek lojtarët e Kombëtares shqiptare”

Afrimi i datës për pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota e UEFA’s, që i hap rrugën pjesëmarrjes në aktivitetet ndërkombëtare, nuk ka me shkaktue termet te Kombëtarja shqiptare. Ndihmës-trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, konfirmoi për emisionin “Fans Zone” vendimin e Federatës Kosovare të Futbollit, që asnji nga rreth 20 lojtarët që janë pjesë aktive e Kombëtares kuqezi, apo në listën e madhe të ekipit, nuk kanë me u ftue.

Sado i çuditshem qe mundet me u duke nji vendim i tille, Muharrem Sahiti tha:

“Kanë me ba zgedhje personale dhe ata do ta vlerësojnë ma s’miri, kur të jetë momenti i pranimit të përfaqësuses së Kosovës. Por, pa i prek edhe përfaqësuset e tjera dhe mbi të gjitha, në këtë rast Kombëtaren shqiptare. Unë e përsëris vendimin që kemi marrë ne si Federatë që mos me i prek lojtarët e Kombëtares shqiptare. Ata lojtarë që nuk kanë të drejtë me luejt për Kombëtaren shqiptare, kanë me pas mundësi tashma që t’luajnë për Kosovën, prandaj kjo vlen edhe për Adnan Januzaj.”

Krahu i djathtë i trajnerit Bunjaki theksoi se, nji përfaqësuese e dytë e shqiptarëve nuk e damton Kombëtaren kuqezi, ndërsa la të hapun edhe mundësinë e afrimit te Kosova të lojtarëve të lindun në Shqipni. Por, kryefjala mbetet bashkëpunimi me Federatën Shqiptare.

Muharrem Sahiti: “Kombëtaren shqiptare nuk e damton aspak Kombëtarja e Kosovës. Përkundrazi, në aspektin sportiv do t’rritet konkurrenca. Kemi aq shumë futbollistë, sa do të kemi mjaftushëm lojtarë për dy kombëtare.