Kosova pa 3 lojtarë të randësishëm kundër Turqisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka me pasë test të vështirë kundër Turqisë më 12 Nandor në “Antalya”.

Përveç Hekuran Kryeziut, i cili ka me mungue për shkak të kartonëve, simbas infokusit edhe Enis Alushi dhe Loret Sadiku nuk kanë me qenë të gatshëm.

Të dy lojtarët nuk kishin luejt në ndeshjet kundër Ukrainës dhe Kroacisë, shkaku i lëndimeve, dhe për të njajtën arsye me shum gjasë kanë me mungue edhe kundër Turqisë.

Këto kanë me qenë 2 mungesa mjaft të randa për Kosovën kur marrim parasysh se Sadiku luen si mbrojtës, derisa Alushi si mesfushor defanziv, pozita këto që nuk kanë qenë shumë efektive në ndeshjet e fundit.