Kosova për herë të parë në Lojnat Olimpike: Kjo asht lista e Kosovës për në Rio

Kosova për herë të parë do ka me qenë pjesëmarrëse në Lojnat Olimpike që këtë verë mbahen në Rio të Brazilit.

Mbas pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Kosova ka fitue të drejtën, sikurse tana shtetet e botës që me stemë dhe flamur me garue në Lojnat Olimpike të Rios që fillojnë me 5 Gusht.

Në paraqitjen e parë në Lojnat Olimpike, Kosova ka me garue me shtatë sportistë.

Lista e sportistëve që ka me përfaqësue Kosovën në Lojnat Olimpike:
1. Majlinda Kelmendi xhudo 52 kg me normë olimpike
2. Nora Gjakova, xhudo 57 kg me normë olimpike.
3. Urata Rama, Shejtari, 10 m pushkë ajrore (E ftueme nga Komisioni trepalësh)
4. Musa Sadiku, atletikë, 800 m (Ftesë për univerzalitet)
5 Vijona Kryeziu, atletikë, 400 m (Ftesë per univerzalitet)
6. Lum Zhaveli, not (ftesë nga FINA për univerzalitet)
7. Rita Zeqiri, not (ftesë për univerzalitet)