Kosova për herë të parë në Lojnat Olimpike

Komiteti Olimpik i Kosovës ka ba të ditun se kush janë 8 sportistët, që kanë me përfaqësue Kosovën në Lojnat Olimpike 2016.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se kjo ngjarje asht historike, mbasi Kosova për herë të parë po merr pjesë në Lojnat Olimpike.

“Tshma dihen 8 sportistët, të cilët kanë me marrë pjesën në lojnat olimpike Rio 2016. Kjo asht historike, sepse për herë të parë Kosova në historinë e saj të re merr pjesë në këto lojna”, tha Hasani.

Simbas tij, e randësishme asht pjesëmarrja dhe paraqitja e dinjitetshme e shtetit të Kosovës.

Ma tej, ai ka ba të ditun emnat e sportistëve, të cilët kanë me përfaqësue Kosovën, ku e para asht Majlinda Kelmendi, që pasohet nga Nora Gjakova, të dyja në sportin e xhudos, porn ë kategori të ndryshme.

Hasani bani të ditun se përveç Kelmendit e Gjakovës, kanë me marrë pjesë edhe të tjerë sportistë. Musa Hajdari ka me marrë pjesë në atletikë në vrapimin 800 metra, ndërsa Viona Kryeziu, po ashtu në atletikë, në displinën 400 metra. Në sportin e notit, Lum Zhaveli ka me marrë pjesë në disiplinën 50 metra, stil i lirë, ndërsa Drita Zeqiri, merr pjesë në disiplinën 100 metra në shpinë.

Në Lojna Olimpike ka me marrë pjesë edhe Urata Rama, në sportin e shejtarisë, ndërsa çiklisti Qëndrim Guri paraqitet me 7 Gusht.

Ekipit në Lojna Olimpike ka me i pri Eugen Saraçini, i cili asht shef i misionit.

Ai ka ba të ditun se tashma janë përcaktue ekipet dhe oraret, ndërsa udhëtimet kanë me fillue nga 28 Korriku.

Kujtojmë se, Lojnat Olimpike Rio 2016 fillojnë me 5 Gusht, ndërsa përfundojnë m 21 Gusht.