Kosova përforcohet me disa yje, qe kush janë ata!

Humbjet nga Kroacia dhe Ukraina e kanë detyrue përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjakin me mendue për ndryshime, që nga ndeshja e Nandorit me Turqinë.

Trajneri kosovar tregon se Kosovës kanë me ju  bashkue gradualisht futbollistë të rijë, të cilët nuk kanë qenë pjesë e saj në të kaluemen.

Njani prej tyne asht Atdhe Nuhiu, i cili do të jetë në dispozicion të tij nga ndeshja e ardhshme.

Mirëpo, Bunjaki ka paralajmërue edhe përforcime tjera.

“Atdhe Nuhiu do të na bashkohet nga ndeshja e Nandorit me Turqinë, ndërsa jemi tue e prit përgjigjen nga FIFA edhe për Loret Sadikun.

Enis Alushi do të kthehet nga lendimi”, ka thanë fillimisht Bunjaki për Zërin.