Kosova po bahet gati për Finlandën

Kombëtarja e Kosovës ka nisë pregaditjet për ndeshjen e parë eliminatore për Botnorin ’Rusia 2018’, që zhvillohet me 5 Shtator ndaj Finlandës.

Përmes nji komunikate për media, FFK’ja ka ba të ditun se përveç stërvitjes së parë, trajneri Albert Bunjaku ka ba edhe analizat e ndeshjeve të kalueme të kundërshtarit të parë të Kosovës në rrugën drejt ‘Rusia 2018.

FFK ka njoftue se atmosfera në përfaqësuese asht mjaft e mirë dhe entuziaste.