Kosova s’din për humbje që prej vitit 2014

Përfaqësuesja e Kosovës nuk din për humbje që nga 24 Maji i vitit 2014.
Kosova ka nisë me shkrue historinë.

Të Hanën mbrama Përfaqësuesja jonë debutoi në garat ndërkombëtare, tue marrë nji pikë ndaj Finlandës, e vlefshme për kualifikueset e Botnorit ‘Rusia 2018.

Barazimi me Finlandën, ishte i dyti për Kosovën në pesë ndeshjet e fundit e pa humbje.

Që nga humbja ndaj Senegalit në Gjenevë me 24 Maj të vitit 2014, Kosova ka zhvillue pesë ndeshje.

Djelmoshat e Albert Bunjakit kanë arritë me fitue tre prej tyne, derisa kanë barazue në dy të tjera, ecuni pozitive kjo për Kosovën.

Kosova 1:0 Oman

Kosova 2:0 Guinea

Kosova 2:2 Shqipnia

Kosova 2:0 Ishujt Faroe

Finlanda 1:1 Kosova