Kosova së shpejti me Stadium Kombëtar

Kosova shumë shpejtë mundet me u ba me Stadium Kombëtar dhe për këtë, ministri Kujtim Shala po qëndron në Hungari.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, po qëndron për nji vizitë zyrtare në Hungari, në kuadër të së cilës ka takue, László Szabó, zavendësministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, me të cilin ka bisedue për marradhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyne dy shteteve, me projekte konkrete, veçmas me projekte që kanë të bajnë me fushat e sportit, kulturës dhe të ndërtimit të Stadiumi Nacional.

László Szabó, zavendësministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, e falënderoi ministrin Shala për vizitën në Hungari, dhe u shpreh se shteti i tij ka me vazhdue me përkrahë Kosovën edhe në t’ardhmen, në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Ai po ashtu, u shpreh se Hungaria asht e interesueme që m’i nda përvojat e saja me Kosovën në fusha të ndryshme dhe raportet e mira politike m’i zhvillue edhe me projekte konkrete.

Ministri Kutjim Shala në anën tjetër e falënderoi Hungarinë për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhanë Kosovës gjatë procesit të pamvarësimit, dhe tash në procesin e integrimeve europiane, tue shtue se kjo mbështetje ka domethanie të veçantë për Kosovën, dhe tha se institucionet e Kosovës e çmojnë vullnetin e Hungarisë për të bashkëpunue konkretisht me Kosovën.

Kujtojmë se ma herët, qeveria e Hungarisë asht shprehë e gatshme m’i ofrue Qeverisë së Kosovës kredi pa kamatë prej 40 milionë eurove, për me realizue projektin ma të madh sportiv – ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.