Kosova sot përsëri përballet me Kroacinë (foto)

Ekipi i Kosovës sot zhvillon takimin kthyes ndaj Kroacisë, i vlefshëm për kualifikim për Kampionatin Botnor “Rusia 2018”.

Kjo sfidë e Kosovës asht shumë e randësishme dhe kërkon nji pregaditje të madhe të lojtarëve tanë, mirëpo përzgjedhësi Albert Bunjaku ka vlerësue pregaditjet e tyne tue thanë se pret nji rezultat pozitiv në këtë lojë, tue mos përjashtue edhe këtë rezultat me Finlandën, shkruen Metro.

Takimin e parë Kosova e ka humb me rezultat të thellë, 6 me 0, ndërsa edhe lojtarët janë shpreh për nji rezultat pozitiv përballë kroatëve të fuqishëm.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka publikue listën e lojtarëve të grumbulluem për ndeshjet me Kroacin, me portierë Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini; mbrojtës Amir Rrahmani, Bajram Jashanica, Ardin Dallku, Mergim Vojvoda, Benjamin Kololli, Leart Paqarada dhe Lirim Kastrati; mesfushë Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi, Bernard Berisha, Valon Berisha, Donis Avdijaj, Arber Zeneli dhe Milot Rashica, dhe Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu dhe Erton Fejzullahu.

Ndeshja ka m’u luejt në stadiumin “Maksimir Arena” në Zagreb, tue fillue nga ora 20:45.