Kosova vazhdon stervitjet, mungon nji lojtar i randësishëm

Kombëtarja e Kosovës në futboll gjatë mbasditës së djeshme ka zhvillue seancën e parë stërvitore para ndeshjes së parë miqësore kundër Ishujve Faroe, që zhvillohet të Premten në orën 20.00 në Frankurt, e që ka me qenë përballja e parë e Kosovës, që prej pranimit në UEFA dhe FIFA.

Në stërvitje ishin tanë lojtarët, përveç Loret Sadikut, lojtari që pa asnji dyshim luen në shumë pozicione dhe mungesa e tij ka me qenë kogja e madhe.