Kosovarja Drita Krasniqi, kampione e Europës

Mbas Majlinda Kelmendit, nji tjetër xhudiste ka ngritë nalt flamurin e Kosovës në Kampionatin Europian të xhudos që po zhvillohet në Izrael.

Sportistja Drita Krasniqi asht shpallë kampione Europe për moshat U-23 në peshën 52 kg.

Në duelin final të kategorisë 52 kg, Krasniqi ka mposhtë xhudisten rumune, Larisa Florian, tue e pasunue karrierën e saj edhe me nji tjetër medalje të randësishme.