Kovacic rikthehet n’Itali, por jo te Interi

Mateo Kovacic asht ma shumë se nji ide për të ardhmen e Milanit. Administratori i deleguem i ekipit kuqezi Adriano Galliani, ka ba nji përpjekje për kroatin dhe ka kuptue që ish-mesfushori i Interit kishte me ardhë me shumë kënaqësi te Milani, sepse asht tue kalue shumë vështirëi në ekipin e Real Madrid, ku nuk po gjen hapsinat e nevosjshme.

Kuqezijtë janë gati me prit krahëhapun, por para se Galliani me i nisë bisedimet me Perez, duhet me kuptue të ardhmen e Milanit, që mundet me iu shitë kinezëve.

Burime shumë pranë mesfushorit kanë konfirmue dëshirën e tij për me u kthye në Serinë A, i shtymë edhe nga e fejuemja, që kërkon me u rikthye në kryeqendrën italiane të modës.

Nji javë ma parë, 22-vjecari asht pa në Milano në shoqninë e miqve të tij, nji rast ideal ky për nji bisedë pune me Adriano Gallianin.Marrëveshja doket mase e mundshme, nëse marrim parasysh edhe marrëdhaniet e mira mes dy ekipeve.