Kqyreni çfarë golli i kishte dhanë Realit, njani prej lojtarëve të vdekun sot në tragjedi (video)

Ish-mesfushori i Mallorcas, Cleber Santana asht në mesin e viktimave në tragjedinë e ndodhun në Kolumbi, por ka me u mbajt mend për gollin e çmendun që i shënoi Real Madridit në vitin 2009.

Asht konsiderue si nji super goll realizimi i tij kundër “Los Blancos” mbasi në atë kohë Cleber Santana ishte lojtar i Atletico Madridit, por i huazuem te ekipi i Mallorcas.