Kqyreni çka i ban mundësja japoneze trajnerit të saj!

Risako Kawai, fituesja japoneze e medaljes së artë në mundje, ka festue triumfin tue përplasë trajnerin e saj 56 vjeçar në tokë para se të parakalonte me të mbi shpatulla.

21 vjeçarja, e cila rrëmbeu medaljen e katërt të artë në mundje për femna në Rio, mahniti turmën me festimin e çuditshëm.

“Para finales, trajneri më tha se donte me ngritë mbi shpatulla”, tha ajo për mediat vendase.