Kqyreni çka ju kanë ba tifozët italianë atyne izraelitë

Tifozët e futbollit italianë janë fotografue tue i dhanë përshëndetjen naziste dhe tue pështye në tifozët hebrej gjatë ndeshjes së ekipit të tyne me Izraelin, ka thanë shoqata e futbollit, shkruen The Independent.

Oficerët e policisë që morën pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës në mes të dy palëve në stadiumin Sammy Ofer në Haifa, larguen dy tifozë italianë, mbasi u vunë re me gjestet ofenduese ndaj lojtarëve izraelitë.

Nji grup i madh i tifozëve janë regjistrue derisa nënçmonin himnin kombëtar të Izraelit, para se të banin shamje anti-semite ndaj tifozëve hebrej, gjatë kohës që zhvillohej loja si dhe pështynin në drejtim të tyne.