Kqyreni çka kishte thanë pilotja 29 vjeçare para fluturimit me avionin që u rrxue (video)

Mediat braziliane kanë publikue intervistën e fundit të pilotes Sisy Arias para se të vdiste në aksidentin tragjik të rrximit të avionit në Kolumbi. Për të, ky ishte fluturimi i parë si pilote dytësore civile.

E ulun në kabinën e avionit, 29 vjeçarja, e cila gjithashtu ishte nji modele e njohun në Kolumbi, foli për krenarinë e saj për transportin e ekipit brazilian të futbollit Chapecoense për në finalen e Copa Sudamericana në Medellin.

“Jemi gati m’i ofrue shërbimin ma të mirë,” thotë Arias gjatë intervistës.

Por, vetëm disa orë ma vonë, fluturimi përfundoi në nji tragjedi, kur avioni u rrxue në nji terren malor.