Kqyreni gollin e jashtëzakonshëm në Brazil

Edhe nji herë tjetër nga Brazili vijnë fakte që në këtë vend t’Amerikës Latine, talentat në futboll nuk kanë me mbarue asnjiherë.

Thomas Luciano asht vetëm 14 vjeçar, por ka realizue nji goll të jashtëzakonshëm me ekipin e tij të Gremios, që zor se mundet me përsëritë në t’ardhmen, edhe pse mundet me pas nji karrierë të gjatë në sportin ma popullor në botë.

Topi u kthye te Luciano mbasi ma parë ishte përplasun në shtyllë. I gjendun në nji pozicion të vështirë, ai vendos me goditë topin me thembër, tue imitue portierin e famshëm kolumbian, Higuita.