Kqyreni lojën e ‘Robotit Messi’

Nji spot interesant publicitar asht shpërnda nga kompania telefonike e Catarit, “Ooredoo”, sponsor i Leo Messis.

Në pamje shfaqet nji “robot Mesi” që ban veprime dhe akrobaci përtej normales për të ndihmue nji grup femijësh të fitojnë nji ndeshje lagjeje.

Kushdo që e sheh këtë klip mahnitet nga plasticiteti dhe veprimet e yllit argjentinas.

“Roboti Mesi” në fund të videos zbulon fytyrën e tij, nderkohë që përballë tij qendron Leo i vërtetë.