Kqyreni ‘luftën’ me shishe uji në konferencë

Nji sherr i jashtëzakonshëm në prezentimin e ndeshjes McGregor-Diaz, e vlefshme për artet marciale mikse në UFC.

Conor McGregor u paraqit vonë në konferencën për shtyp të prezentimit të ndeshjes dhe Nate Diaz nuk e duroi dot këtë, tue u largue nga konferenca. Këtu plasi sherri.

Nate Diaz dhe stafi i tij, ndërkohë që po iknin, nisën të shanin në distancë. Pasi shau, Diaz lëshoi edhe nji shishe uji në drejtim të irlandezit.

Ky u fundit u përgjigj tue i hedhë të gjitha shishet që kishte pranë.

Dana White, president i UFC’s, kërkoi ndjesë dhe e përfundoi konferencën.

Ndeshja mes Conor McGregor dhe Nate Diaz ka me u zhvillue të Shtunen.