Kroacia në epërsi ndaj Turqisë, tifozët kroatë: “Kosova Republikë”

Ka përfundue pjesa e parë e ndeshjes Turqi-Kroaci, me epërsinë e kroatëve 1-0.

Ndeshja po doket shumë interesante me akcione të shumta, ndërsa Luca Modric ishte ai që ka shenue nji super-goll në minutën 41, transmeton Rrokum.TV.

Në ndërkohë, disa tifozë kroatë dhe shqiptarë kanë festue së bashku sot në Paris, para fillimit të ndeshjes Turqi – Kroaci.

Kangë, flamuj, muzikë dhe atmosferë kanë krijue këta tifozë, ndërsa janë ngue edhe thirrje si “Kosova Republikë”.