Kroatët ankohen për diçka para lojës me Kosovën

Ekipi i Kroacisë asht ankue se në konferencën e ekipit të Kosovës nuk pati hiq përkthim në gjuhën kroate.

Selektori Albert Bunjaki, kapiteni Samir Ujkani dhe mesfushori Hekuran Kryeziu u paraqitën para mediave dhe thjesht u larguen, pa përkthim të deklaratave të tyne në gjuhën angleze apo kroate, shkruen portali kroat “Jutarnji List”, përcjell “Lajmi.net”.

Mbas tyne ishte radha e Kroacisë. Kapiteni Vedran Corluka u ankue po ashtu në mungesë të përkthyesve.