Kroatët bajnë hajgare me serbët: Kosova ju barazoi me medalje ari

Mediumi kroat Indeks.hr, ka ngacmue Serbinë tue ja ba me dije se tash Kosova, e cila mori për herë të parë pjesë në nji Olimpiadë, u barazue me Serbinë, për sa u përket medaljeve të arta.

“Ajo që serbëve ka me ju pengue në veçanti asht se, Kosova, të cilën ata e quejnë “të vetshpallun” e “shtet i vetquejtun”, qysh në Lojnat e para Olimpike që merr pjesë, me fitoren e Majlinda Kelmendit, asht barazue me medalje të arta olimpike me Serbinë, shtet me histori e traditë të madhe sportive”, asht nji pjesë e tekstit të shkruem nga Indeks.hr.