Kroos befason me deklaratën për ligën gjermane

Lojtari i përfaqësueses gjermane Toni Kroos nuk dëshiron me luejtë ma në Bundesliga.

Mesfushori i Real Madrid e përjashtoi mundësinë se mundet me u kthye në kampionatin gjerman. Së fundi ai përjashtoi edhe mundësinë e rikthimit të tij te Bayern mbas emnimit të Carlo Ancelotti’t si trajner i bavarezëve.

Të dy njihen mirë që prej kohës kur bashkëpunuen së bashku te Galaktikët. Ndërkohë, ai prononcohet për thashethemet se mundet me shkue te Manchester City i Pep Guardiola’s, ai përgjigjet: “Nuk i dihet asnjiherë në futboll, kjo dihet tashma.”