Kryeministri Renzi: Italia fiton sa herë që unë takoj liderë të huej!

Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka ba hajgare tue deklarue se, sa herë që ai kishte takue jashtë shtetit liderë të huej, të kaltrit, siç quhet ndryshe ekipi kombëtar italian i futbollit, kishin fitue në “Euro 2016”. Në postimet e tij në rrjetet sociale, Renzi komentoi se Italia kishte fitue kundër Suedisë kur ai kishte takue presidentin rus, Vladimir Putin në St Peterburg, ndërkohë që kishte eliminue Spanjën nga 16 ekipet ma të mira kur ishte në Berlin me homologët e tij gjermanë dhe francezë, bani të ditun ATSH’ja.

“Unë nuk jam supersticioz. Por, sa herë që na kishim takime zyrtare, Italia gjithmonë fitonte. Putin më njoftoi për gollin e Ederit kundër Suedisë. Ndërkohë, që pashë pritjet e Buffonit, gëzimin e Contes dhe gollin e Peles kur isha me presidentin francez, Francois Hollande dhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel”, shkruen Renzi.

Lidhun me ndeshjen e radhës kundër Gjermanisë, kryeministri italian shkruen se ”tash, problemi real për neve josupersticiozët asht qysh me organizue nji takim zyrtar (me liderë të huej), të Shtunën në orën 21:00?”. ”Merkel na ka thanë se nuk mundet”, shkruen Renzi.