Kryetari i FFK’s, Vokrri, jep nji lajm para ndeshjes me Kroacinë

Kryetari i FFK’s, Fadil Vokrri, ka zbulue se për ndeshjen ndaj Kroacisë, Përfaqësueses së Kosovës kanë me ju shtue edhe tre emna të ri.

Kryetari i FFK’s në nji intervistë për kroaten ‘Sportske Jutarinji’, ka ba të ditun se në proces për të marrë lejen e FIFA’s janë tre lojtarë, të cilët kanë me qenë të gatshëm për ndeshjen me Kroacinë.

“Unë ju them, se tre lojtarë janë në proces së marrjes së lejes nga FIFA për të qenë të gatshëm ndaj Kroacisë”, ka deklarue Vokrri.

‘Sportske Jutarinji’ mëson se njani nga këta tre lojtarë asht Besart Berisha, sulmuesi i Melbourne Victory.