Kryetari i Kuvendit, Veseli, premton shuma të majme për lojtarët e Kosovës nëse kualifikohen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizitue sot futbollistët e Kombëtares së Kosovës në futboll në stërvitjen e parë të mbajtun në stadiumin e Ferronikelit në Drenas.

Me këtë rast, Veseli e ka ripërsëritë premtimin se nëse Kosova arrin të kualifikohet në Botnorin “Rusia 2018”, secili futbollist ka me marrë shpërblim prej 100 mijë eurosh.

Po ashtu, Veseli asht shprehë i bindun se Kosova ka me triumfue kundër Kroacisë në ndeshjen e së Ejtes në “Loro Boriçi” të Shkodës.

Ai ka thanë, po ashtu se, ka me qenë i pranishëm në këtë ndeshje.

kadrivaa