Kthesë e papritun në rastin Donnarumma

MILAN, ITALY - AUGUST 21: Gianluigi Donnarumma of AC Milan salutes the crowd at the end of the Serie A match between AC Milan and FC Torino at Stadio Giuseppe Meazza on August 21, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Gjiganti italian, Milan, nuk e ka ndërmend me heq lehtë dorë nga Donnarumma, tue ba të ditun se nuk do marrin parasysh ofertat që nuk janë në përputhje me vlerën e lojtarit.

“Na nuk kemi nevojë për lëmoshë, na nuk do pranojmë oferta 20 milionëshe për Donnarumman”, deklaroi Fassone.

“Ai mbetet këtu, dhe edicionin e ardhshëm largohet si lojtar i lirë, nëse na nuk marrim ofertën e duhun”, ka shtue Fassone.

Por, sot pritet që me pasë nji takim mes drejtuesve të Milanit dhe familjes së Domnarummes në përpjekje me rishqyrtue vendimin për moszgjatjen e kontratës, shkruen Rrokum.TV

Simbas raportimeve të mediave italiane, portieri ka dhanë sheja për rihapjen e diskutimeve./Rrokum.TV