Ku ka me i luejtë ndeshjet e Champions League Ferronikeli?!

31 Maji po afohet, datë kjo që ka me u kuptue nëse ekipet kosovare kanë me u licencue nga UEFA.

Nëse ndodhë kjo, kampioni i Kosovës në futboll, Ferronikeli duhet me luejtë në fazën para-eliminatore të Champions League, raporton Rrokum.TV.

Problemi qendron se aktualisht stadiumet e Kosovës nuk përmbushin standardet e kërkueme nga UEFA dhe Ferronikeli duhet me luejtë në nji stadium jashtë Kosovës.

Opcionet janë dy për momentin, Maqedonia ose Shqipnia. Federata e Shqipnisë ditë ma parë ka ba të ditun se ka me nda nji stadium për Kombëtaren e Kosovës dhe ndoshta kështu mundet me ndodhë edhe me ekipet kosovare që me luejtë në ndonji stadium të Shqipnisë. /Rrokum.TV